Ndërlidhjet

logo-print

Korea e Veriut e quan “sukses të madh” lëshimin e raketave


Ilustrim

Ilustrim

Korea e Veriut thotë se ka kryer një test raketor, të lëshuar nga një nëndetëse, të mbikqyrur nga lideri Kim Jong Un.

Agjencia e lajmeve e vendit, KCNA, tha sot se testi është “një sukses i madh”, dhe i ka dhënë vendit “një mjet më shumë për sulmin e fuqishëm bërthamor”.

Korea e Veriut lëshoi dje një test raketor nga bregu i saj lindor, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut.

Raketa fluturoi rreth 30 kilometra, ka thënë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, duke shtuar se ushtria po bënte përpjekje ta kuptonte nëse lëshimi ka qenë i dështuar, për arsye të paspecifikuara.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha se përdorimi i teknologjisë për lëshimin e raketave është një “shkelje e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

XS
SM
MD
LG