Ndërlidhjet

Protestë masive në Moldavi, kërkohet dorëheqja e qeverisë


Protestat e sotme në Moldavi, 24 prill 2016
Protestat e sotme në Moldavi, 24 prill 2016

Mijëra njerëz protestuan sot në rrugët e kryeqytetit të Moldavisë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen për zgjedhje të parakohshme në vend.

Ndërtesa e qeverisë në Shinisau ishte e rrethuar nga prania e forcave të mëdha policore, për të cilat Ministria e Punëve të Brendshme e Moldavisë tha se do të ishin të mjaftueshme për të siguruar rendin publik gjatë protestës, e cila u organizua nga Partia për Drejtësi dhe Dinjitet, e cila është pro-evropiane.

Protestuesit thonë se qeveria e Moldavisë është nën ndikimin e klasës biznesore, që ka lidhje me politikën, gjë që, sipas tyre, dikton edhe politikbërjen në vend.

Moldavia është përballur me kriza politike gjatë vitit të kaluar. Muajin e kaluar, parlamenti njoftoi se vendi do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 30 tetor, dhe kjo është hera e parë që elektorati do ta zgjedhë direkt kreun e vendit, që nga viti 2001.

XS
SM
MD
LG