Ndërlidhjet

Obama sot përmbyll vizitën në Gjermani


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një konference për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel,Hanover, 24 prill 2016
Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një konference për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel,Hanover, 24 prill 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama, do ta përmbyllë sot vizitën dy-ditore në Gjermani, duke marrë pjesë në panairin industrial në Hanover, i shoqëruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, para mbajtjes së bisedimeve me liderët evropianë, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe biznesin global.

Vizita e Obamës në Gjermani është ndalesa e fundit në udhëtimin e tij në tri shtete, përfshirë ndalesat në Britani të Madhe dhe në Arabinë Saudite.

Pas një fjalimi para liderëve të biznesit, Obama do t’i bashkohet Merkel për bisedime gjatë ditës me presidentin francez, Francois Hollande, me kryeministrin italian, Matteo Renzi, si dhe kryeministrin britanik, David Cameron.

Bisedimet, të cilat janë cilësuar si një mini-samit, pritet t’i mbulojnë temat e luftës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Iraq, krizën me refugjatë në Evropë, referendumin e Britanisë për anëtarësinë në BE, si dhe hapat e nevojshëm për ta përmbajtur agresivitetin rus.

XS
SM
MD
LG