Ndërlidhjet

Më shumë se 800 militantë të vrarë në Jemen


Jemen, Maj 2015
Jemen, Maj 2015

Më shumë se 800 militantë të al-Qaedas janë vrarë gjatë një ofensive nga forcat qeveritare të Jemenit dhe aleatët e tyre arabë në qytetin e Mukallas, ka njoftuar koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Ky koalicion tha përmes një deklarate, të transmetuar nga agjencia shtetërore saudite e lajmeve, SPA, se shumë militantë ikën nga provinca Hadramout.

Këtë provincë ata e kishin mbajtur për një vit, që nga ofensiva e përkrahësve të presidentit Abd-Rabuu Mansour Hadi, e cila ishte mbështetur nga forcat speciale të Arabisë Saudite.

XS
SM
MD
LG