Ndërlidhjet

Në një provincë në Kinë, 11 minatorë të zhdukur nga vërshimet


Ilustrim

Ilustrim

Njëmbëdhjetë minatorë po konsiderohen të zhdukur në një minierë qymyri në veri-perëndim të Kinës, e cila është vërshuar gjatë ditës së sotme, njoftojnë autoritetet lokale.

Vërshimet ndodhën orët e hershme të mëngjesit, sipas kohës lokale, në një minierë në qytetin Tongchuan, në kohën kur 67 minatorë ishin brenda një ashensori, njofton agjencia e lajmeve Xinhau, duke e cituar një zëdhënës të qeverisë.

Ndërkohë, 56 minatorë kanë arritur të shpëtojnë vetë nga vërshimet, ndërsa përpjekjet për t’i shpëtuar të tjerët po vazhdojnë ende, ka thënë zëdhënësi.

Aksidente të ngjashme vrasin me mijëra njerëz në baza vjetore në minierat kineze, shumica prej të cilave janë miniera të qymyrit.

XS
SM
MD
LG