Ndërlidhjet

Cruz e Kasich i bashkojnë forcat kundër Trumpit


Kandidatët republikanë gjatë një debati në Florida, 10 mars 2016

Kandidatët republikanë gjatë një debati në Florida, 10 mars 2016

Dy republikanët që po kërkojnë nominimin e partisë së tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA, senatori Ted Cruz nga Teksasi dhe guvernatori nga Ohajo, John Kasich, janë pajtuar që t’i bashkojnë forcat në përpjekjet e tyre për ta ndalur Donald Trumpin nga marrja e këtij nominimi.

Aleanca e befasishme, e lëshuar dje përmes deklarimeve të shkurta nga ekipet e tyre, vjen në kohën kur Trumpi pothuajse e ka arritur numrin e delegatëve që nevojiten në konventën e Partisë Republikane në korrik, për t’u siguruar se ai do të jetë kandidati i kësaj partie në garën për president të SHBA-ve.

Disa republikanë që e kundërshtojnë Trumpin kanë bërë thirrje për një marrëveshje të tillë për javë të tëra.

Menaxheri i fushatës së Cruz, Jeff Roe, tha se fushata do të fokusohet në Indiana, e nga ana tjetër të pastrojnë rrugën për guvernatorin Kasich që të garojë në Oregon dhe Nju Meksiko.

Edhe ekipi i Kasich ka dhënë një deklaratë të ngjashme.

XS
SM
MD
LG