Ndërlidhjet

Presidenti afgan i bën thirrje Pakistanit t’i luftojë talibanët


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, i ka bërë thirrje Pakistanit që t’i luftojë talibanët, në vend se të përpiqet t’i bindë ata për bisedime paqësore.

Ghani i bëri këto komente gjatë një fjalimi sot në parlament, një javë pasi sulmi i talibanëve në Kabul la të vrarë 64 njerëz e më shumë se 340 të tjerë të lënduar.

Ai tha se Kabuli nuk pret më nga Islamabadi që t’i sjellë talibanët e Afganistanit për bisedime paqësore në Pakistan, duke shtuar se Pakistani duhet të nisë operacione ushtarake “kundër atyre, liderët e të cilëve e kanë bazën në Pakistan dhe dihen nga Pakistani se janë aty.”

Zyrtarët afganë që një kohë të gjatë e akuzojnë Pakistanin se po i mbyll sytë para talibanëve afganë, të cilët mendohet se e kanë bazën në Pakistan, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG