Ndërlidhjet

logo-print

Një ish-punëtore e Ambasadës Franceze dënohet pasi kthimit në Teheran


 Nazak Afshar, dhjetor 2011

Nazak Afshar, dhjetor 2011

Një qytetare francezo-iraniane, e cila u largua nga Irani në vitin 2009 pas akuzave për spiunim, është dënuar me 6 vite burg pas kthimit të saj në Teheran për ta vizituar nën e saj të sëmurë.

Kaleme, një faqe opozitare iraniane, raportoi dje se ish-punëtorja e Ambasadës Franceze, Nazak Afshar, u arrestua në muajin mars, menjëherë pas arritjes në aeroportin ndërkombëtar të Teheranit.

Faqja e internetit gjithashtu njoftoi se 58 vjeçarja Afshar është liruar me kusht nga burgu famëkeq Evin i Teheranit,pas akuzave zyrtare ndaj saj.

Gjyqësori i Iranit nuk ka komentuar në rastin e saj dhe nuk i ka bërë publike akuzat ndaj Afshar.

XS
SM
MD
LG