Ndërlidhjet

Ëmbëlsirat e helmuara vranë dhjetëra njerëz në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën 23 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë sëmurë në qendër të Pakistanit, pas ngrënies së ëmbëlsirave, të cilat policia dyshon se ishin të helmuara me pesticide.

Zyrtarët pakistanezë thonë se vala e vdekjeve nisi kur Umar Hayat, një banor në zonën Karor Lal Esan të provincës Punjab,blejti ëmbëlsira të gatuara më 17 prill, për t’i shpërndarë ato te miqtë e familjarët, pas lindjes së nipit të tij.

Dhjetë njerëz që i hëngrën ëmbëlsirat vdiqën menjëherë, në të njëjtën ditë.

Deri më sot, autoritetet thonë se edhe 13 njerëz të tjerë kanë vdekur nëpër spitale dhe 52 të tjerë ende po trajtohen.

Në mesin e të vdekurve është edhe babai i fëmijës të sapolindur dhe gjashtë nga xhaxhallarët e tij.

Një zyrtar i lartë i policisë në atë zonë, Rameez Bukhari, tha se tre njerëz janë arrestuar lidhur me këtë rast; dy vëllezërit që ishin pronarë të pastiçerisë, si dhe një punëtor i saj.

Autoritetet dyshojnë se punëtori mund të ketë shtuar pesticide pa dashje gjatë gatimit të ëmbëlsirave.

XS
SM
MD
LG