Ndërlidhjet

logo-print

Obama bën thirrje për unitet evropian dhe vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë vizitës së sotme në qytetin gjerman të Hanoverit, 25 prill 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë vizitës së sotme në qytetin gjerman të Hanoverit, 25 prill 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë një lutje të zjarrtë për unitet evropian, gjatë vizitës së sotme në qytetin gjerman të Hanoverit.

Duke folur në një panair të teknologjisë në Hanover, Obama tha se “një Evropë e bashkuar dhe e fortë i duhet botës.”

Obama gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të japin kontributin e tyre të plotë në aleancën ushtarake, duke thënë se Evropa ndonjëherë “ka qenë e pakënaqur” lidhur me sistemin e vet të mbrojtjes.

Ai tha se do të insistojë në një samit të NATO-s, që pritet të mbahet në Varshavë në muajin korrik, që të gjitha vendet anëtare ta marrin përgjegjësinë për sigurinë.

Obama gjithashtu u bëri thirrje liderëve evropianë që t’i vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të rolit të saj në luftën civile në Ukrainë, derisa Moska të veprojë në përputhje me obligimet që dalin nga marrëveshja e Minskut.

XS
SM
MD
LG