Ndërlidhjet

Clooney përkujton masakrën e armenëve


Ylli i Hollivudit, George Clooney, i cili njëkohësisht është avokues i të drejtave të njeriut, mori pjesw nw një marsh në Jerevan të Armenisë, bashkë me mijëra armenë, për të shënuar 101-vjetorin e masakrës së armenëve nga koha e Luftës së Parë Botërore, në Perandorinë Osmane.Clooney, i cili është avokues ndërkombëtar i njohjes së masakrës si gjenocid, ka vënë lule më 24 prill para memorialit përkujtimor, bashkë me presidentin armen, Serzh Sarki-sian.Armenët thonë se më shumë se 1.5 milionë njerëz u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore, në kohën kur po rrëzohej Perandoria Osmane, një pretendim që përkrahet nga shumë vende.Turqia e mohon emërimin e masakrës si gjenocid, duke thënë se 300 mijë deri në 500 mijë armenë, aq sa edhe turq, u vranë në konfliktet civile, në kohën kur armenët u ngritën kundër sunduesve osmanë.

XS
SM
MD
LG