Ndërlidhjet

logo-print

Deputetët Ymeri e Selimi shpallen të pafajshëm


Ilustrim

Ilustrim

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e Rexhep Selimi, janë liruar nga aktakuza për rrahjen e kolegut të tyre nga Partia Demokratike e Kosovës, deputetit Bekim Haxhiu.

Ndërkaq, me gjashtë muaj burgim me kusht është dënuar Besart Bujupi, po ashtu i përfshirë në këtë rast.

Vendimi është shpallur nga gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli, i cili ka thënë se nuk është arritur të vërtetohet me prova bindëse se të akuzuarit Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi kanë kryer veprën penale: dëmtim trupor.

Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2012, kur pas një debati në Kuvendin e Kosovës ka ardhur deri te përplasja mes këtyre deputetëve.

Në këtë rast është i përfshirë edhe ish-deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, por ai ndodhet jashtë Kosovës, kështu që procedura ndaj tij mbetet e veçantë.

XS
SM
MD
LG