Ndërlidhjet

Vritet redaktori i revistës së LGBT-së në Bangladesh


Ilustrim

Ilustrim

Një aktivist i të drejtave të homoseksualëve, njëherësh redaktor i revistës së vetme të këtij komuniteti (LGBT) në Bangladesh, është vrarë.

Policia ka thënë se edhe një person tjetër është vrarë dhe një është plagosur kur sulmuesit kanë hyrë në një apartament në Daka.

Julhas Mannan ka qenë redaktor në revistën Roopbaan dhe më herët ka punuar për ambasadën amerikane.

Vrasja vjen dy ditë pasi një mësimdhënës universitar është vrarë nga militantë të dyshuar islamistë.

Qysh në shkurt të vitit të kaluar, militantët e dyshuar në Bangladesh kanë vrarë disa shkrimtarë laikë apo ateistë, si dhe anëtarë të pakicave fetare.

Shumica myslimane në Bangladesh është zyrtarisht laike, por kritikët thonë se qeveria ka dështuar të adresojë siç duhet sulmet.

XS
SM
MD
LG