Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në qendër të Bagdadit


Bagdad, 25 prill 2016.
Bagdad, 25 prill 2016.

Policia irakiane ka bërë të ditur se shpërthimi i një makine bombë në një lagje të Bagdadit, të mbushur me njerëz, ka vrarë së paku 11 civilë dhe ka plagosur rreth 20 të tjerë.

Sipas policisë, makina ka shpërthyer pranë një kinemaje në Bagdadin e Ri, lagje e banuar me shumicë shiite.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por dyshimet bien mbi grupin militant Shteti Islamik, i cili shpesh sulmon vendet publike dhe komerciale në zonat shiite të Bagdadit.

Rritja e të ashtuquajturit Shtet Islamik, i cili lufton forcat qeveritare në veri dhe perëndim të Irakut, ka acaruar konfliktin sektar midis shiitëve dhe sunitëve në këtë vend, i cili ka shpërthyer pas pushtimit të SHBA-së më 2003.

XS
SM
MD
LG