Ndërlidhjet

Juria jep sot konstatimet për incidentin në Hillsborough


Hillsborough, 1989
Hillsborough, 1989

Juria që ka hetuar atë që njihet si fatkeqësia Hillsborough pritet të dalë sot me konstatimet e saj për vdekjen e 96 tifozëve të futbollit në stadium, më 1989.

Pas dëgjimit të provave për më shumë se dy vjet, juria e përbërë nga gjashtë gra dhe tre burra ka nisur diskutimet më 6 prill dhe i ka përfunduar ato të hënën.

Incidenti ka ndodhur më 15 prill të vitit 1989 në stadiumin Hillsborough, në Angli.

Në ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Anglisë, midis Liverpoolit dhe Nottingham Forestit, ndrydhjet e tifozëve kanë rezultuar me 96 njerëz të vdekur dhe 766 të plagosur.

Për incidentin fillimisht janë fajësuar tifozët e Liverpoolit.

Por, në vitin 2013, pas përfundimit të hetimeve shumëvjeçare, është konstatuar se policia dhe organizatorët kanë lejuar në stadium më shumë njerëz seç duhej.

Kjo njihet si fatkeqësia më e keqe e futbollit në botë.

XS
SM
MD
LG