Ndërlidhjet

Vriten dy luftëtarë në Nagorno Karabah, pavarësisht armëpushimit


Nagorno Karabah
Nagorno Karabah

Një zëdhënës i forcave separatiste në rajonin e Nagorno Karabahut, të mbështetur nga Armenia, ka thënë se dy luftëtarë separatistë janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga pala e Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka konfirmuar se trupat e saj kanë qëlluar pozicionet separatiste më shumë se 100 herë gjatë 24 orëve të fundit.

Por, ministria në Baku ka thënë se të shtënat e forcave azerbajxhanase kanë qenë përgjigje në shkeljet e arëmpushimit nga pala armene.

Baku po ashtu ka thënë se forcat e mbështetura nga Armenia “kanë qëlluar qytetin Terter dhe rrethinën e tij me mortaja, artileri dhe raketa”.

Në fillim të prillit, Nagorno Karabahu ka parë dhunën më të keqe që nga armëpushimi i vitit 1994 që ka ngrirë konfliktin midis Azerbajxhanit dhe separatistëve pro-armenë në rajonin e kontestueshëm.

Një armëpushim tjetër ka hyrë në fuqi më 5 prill.

Por, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje.

Lexoni edhe këtë:

Përse është i rëndësishëm Nagorno Karabahu?

XS
SM
MD
LG