Ndërlidhjet

Merret peng një shtetas i Serbisë në Libi


Libi
Libi

Ministria e Jashtme e Serbisë ka konfirmiar se një shtetas i saj është marrë peng në Libi, gjatë fundjavës.

Njoftimi vjen dy muaj pasi dy serbë, që kanë punuar për ambasadën e tyre në Libi, janë vrarë derisa kanë qenë pengje.

Ministria nuk ka dhënë detaje për identitetin e personit që është marrë peng më 23 ose 24 prill.

Por, gazeta beogradase “Veçernje Novosti” ka raportuar se i rrëmbyeri është Mirosllav Tomiq, 36 vjeç, punonjës i naftës në kompaninë gjermane Ferrostaal.

Ferrostaal mirëmban tubacionet e naftës në Libi.

XS
SM
MD
LG