Ndërlidhjet

Protesta masive kundër Qeverisë në Irak


Irak
Irak

Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Bagdadit për të protestuar kundër krizës politike dhe mungesës së reformave.

Kleriku shiit, Moqtada Sadr, ka kërkuar nga mbështetësit e tij të marshojnë drejt Zonës së Gjelbër, ku ndodhet ndërtesa e qeverisë.

Ai do që kryeministri Haider al-Abadi të realizojë planin për zëvendësimin e ministrave të emëruar në bazë të përkatësisë politike, me teknokratë.

Partitë e fuqishme në parlament, deri më tash, kanë refuzuar të miratojnë riorganizimin.

Korrupsioni në qeverinë irakiane ka shënuar rritje në kohën kur autoritetet luftojnë për të përballuar të ardhurat në rënie nga nafta dhe koston e luftës kundër grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG