Ndërlidhjet

“Revolucionarët shumëgjyrësh” ngjyrosin Shkupin 2014


“Revolucioni shumëngjyrësh” i maqedonasve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:24 0:00

“Revolucioni shumëngjyrësh” i maqedonëve

Protestat e qytetarëve kundër politikave të pushtetit në Maqedoni, të organizuara nga lëvizja "Protestoj", kanë hyrë në javën e tretë.

“Revolucioni shumëngjyrësh”, siç e kanë quajtur protestuesit të cilët hedhin për çdo ditë balona të mbushur me ngjyra të ndryshme në muret e godinës së qeverisë, dhe institucioneve tjera shtetërore që janë në qendër të Shkupit si dhe të gjitha përmendoret që janë pjesë e projektit "Shkupi 2014" nën moton "Nuk është gjithçka bardhë e zi".

“Qytetarët nuk kanë rrugëdalje tjetër përpos që në këtë mënyrë të shprehin mllefin e tyre ndaj pushtetit kur institucionet nuk funksionojnë. Qëllimi ose thënë ideja që rri pas gjuatjes së objekteve duke hedhur ngjyra të ndryshme, është fakti se shoqëria ynë është shndërruar në një shoqëri që gjërat i sheh vetëm bardhë e zi".

"Në protesta ka përfaqësues të përkatësive të ndryshme fetare, etnike, politike, madje dhe orientimit seksual, me këtë tregohet larmia e qytetarëve të Maqedonisë karshi njëmendësisë që na e ofron pushteti vite me radhë”, thekson Petrit Saraqini aktivist.

Përfaqësuesit e sektorit civil thonë se nuk do të lëshojnë pe kundrejt kërcënimeve të udhëheqësve shtetërorë, veçanërisht të zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme Mitko Çavkov nga radhët e VMRO DPMNE-së të kryesuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili tha se qyetarët duhet të jenë të vëmendshëm se regjistrohen të gjithë ata të cilët hedhin ngjyra në muret e institucioneve të shtetit.

Vetëm një ditë më vonë, të hënën për disa orë u mbajt në polici në një bisedë infomative udheheqësi i partisë “E majta” Zdravko Saveski, ku iu shqiptua arresi shtëpiak prej 8 ditësh.

Nga organizatat joqeveritare, thonë se protestat do të jenë edhe më masive jo vetëm në qytetin e Shkupit, por edhe qytetet tjera, përderisa presidenti Gjorgje Ivanov nuk tërheq vendimin për faljen e politikanëve, nuk formohet një qeveri në nivel ekspertësh si dhe prolongohet data e zgjedhjeve në një afat derisa të krijohen kushte për zgjedhje të besueshme të cilat do të realizohen në një frymë demokratike.

Ndërkohë personalitete të cilët janë të afërta me pushtetin për mediat e vendit dhe rrjetet sociale, gjithnjë e më zëshëm shprehen se prapa protestuesve të cilët shprehin revoltën e tyre kundër politikave qeveritare, qëndrojnë struktura të ndryshme të shërbimeve të huaja, madje edhe narkomanë, terroristë, të cilët synojnë të rrënojnë themelet e shtetit të Maqedonisë.

Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut thotë se etiketimi që po u bëhet protestuesve të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të shtetit nga personalitete të ndryshme të cilat janë të afërta me pushtetin paraqet edhe një tentim nga ana e pushtetit për të përfituar politikisht në kartën e nacionalizmit.

“Hapësira më e sigurtë të cilën e kanë në duar akoma përfaqësuesit e pushtetit, është shprehja e fuqishme e nacionalizmit të m'veshur gjoja se rruajtjen e interesave shtetërore ose rruajtjen e palcës së kombit maqedonas dhe me këtë të mbledhin rreth vetes një numër të caktuar të qytetarëve, por fatmirësisht ky grupim humbet përkrahësit e kësaj fryme”, thekson Mirjana Najcevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.

Përfaqësuesit e sektorit civil, thonë se asnjë qeveri demokratike nuk do të sillej kaq indiferente siç sillet Qeveria e Maqedonisë ndaj protestuesve të “revolucionit shumëngjyrësh”.

XS
SM
MD
LG