Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Pasojat e Çernobilit nuk janë zgjidhur ende


Çernobil, 26 prill 2016.

Çernobil, 26 prill 2016.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka ndjekur një ceremoni në uzinën e Çernobilit, me rastin e 30-vjetorit të katastrofës bërthamore.

Më 26 prill të vitit 1986, një shpërthim i fuqishëm në Çernobil ka shkaktuar rrezatim që është përhapur në një pjesë të Evropës, ndërsa më së shumti janë goditur Ukraina dhe Bjellorusia.

Poroshenko ka thënë se “pasojat e katastrofës” nuk janë zgjidhur ende.

Ai ka thënë se fatkeqësia ka qenë “barrë e rëndë në krahët e popullit ukrainas” dhe se vendi ka rrugë të gjatë përpara për të tejkaluar tragjedinë.

Niveli i radioaktivitetit vazhdon të mbetet i lartë në zonat përreth Çernobilit.

Për më shumë rreth kësaj ngjarjeje, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG