Ndërlidhjet

logo-print

Plagosen nga një sulm me thikë katër nxënës në Drenas


Ilustrim

Ilustrim

Katër nxënës të një shkolle të mesme të Komunës së Drenasit janë therur me thikë dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mjeku kujdestar në Emergjencë të Qendrës klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori tha për Radion Evropa e Lirë se gjendje shëndetësore e nxënësve të lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

"Njeri nga nxënësit është lënduar në ekstremitete dhe njeri është futur në sallën e operacionit, pasi që është i lënduar në bark. Do të thotë dy kanë qenë me lëndime serioze të cilët pranohen në spitale dhe dy të tjerët lirohen", tha Govori.

Lidhur me rastin, policia thotë se po ndërmerren veprime operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve, por edhe për të sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

XS
SM
MD
LG