Ndërlidhjet

logo-print

Trump fiton në pesë shtete, Clinton në katër


Donald Trump dhe Hillary Clinton (djathtas)

Donald Trump dhe Hillary Clinton (djathtas)

Miliarderi Donald Trump ka shënuar fitore në votimet paraprake të republikanëve në pesë shtete verilindore, përderisa demokratja Hillary Clinton ka siguruar fitoren në katër shtete, duke i lënë dy kandidatët e saj prapa në garën për të siguruar nominimin e partisë.

Rrjetet televizive amerikane parashikuan se Trump me lehtësi fitoi në zgjedhjet paraprake në pesë shtete, gjatë votimeve të mbajtura dje në: Konetikat, Merilend, Delauer, dhe Rod Ajlënd.

Parashikimet, pas mbylljes së kutive të votimit, treguan se Clinton gjithashtu shënoi fitore në Merilend, Delauer, Pensilvani dhe Konetikut.

Por, Bernie Sanders ia pamundësoi asaj fitoren në të gjitha pesë shtetet, duke shënuar fitore në Rod Ajlënd.

Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.

XS
SM
MD
LG