Ndërlidhjet

Dështon lëshimi i raketës nga Kosmodromi rus


Kosmodromi Vostochny, 27 prill 2016

Kosmodromi Vostochny, 27 prill 2016

Lëshimi i parë i raketës nga Kosmodromi rus Vostochny është shtyer për një ditë, pas problemeve të shkaktuara gjatë ndërtimit.

Një raketë ‘soyuz’ që bart tre satelitë planifikohej të lëshohej mëngjesin e sotëm, por misioni është ndërprerë dy minuta e gjysëm para lëshimit.

Drejtori i agjencisë ruse të hapësirës, Roskosmos, Igor Komarov, e ka përjashtuar mundësinë e një gabimi njerëzor dhe tha se ndërprerja është shkaktuar automatisht nga një "anomali".

Ai tha se një përpjekje e dytë do të bëhet nesër.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka cilësuar si projektin më të madh të vendit, ka udhëtuar nga rajoni i largët lindor i Amurit për ta parë lëshimin e raketës dhe planifikon të qëndrojë edhe një ditë për ta parë lëshimin e saj.

Përveç Kosmodromit,në atë lokacion rreth 10 mijë punëtorë janë duke ndërtuar rrugë, hekurudha dhe një qytet me shtëpi për rreth 25 mijë njerëz, që nga viti 2012.

XS
SM
MD
LG