Ndërlidhjet

Bisedimet për Sirinë vazhdojnë më 10 maj


Opozita siriane gjatë një takimi në Gjenevë, në kuadër të bisedimeve paqësore për Sirinë, 18 prill 2016
Opozita siriane gjatë një takimi në Gjenevë, në kuadër të bisedimeve paqësore për Sirinë, 18 prill 2016

Bisedimet paqësore për Sirinë në Gjenevë pritet të vazhdojnë më 10 maj, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve, RIA.

Kjo agjenci ka cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ta ketë konfirmuar sot këtë lajm.

Ai i është referuar të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, se e ka bërë të ditur këtë datë, njofton RIA.

Qeveria siriane ka thënë dje se ka mbajtur një sesion përfundimtar të bisedimeve me de Misturën, në një “rund të dobishëm dhe produktiv”.

XS
SM
MD
LG