Ndërlidhjet

logo-print

Kremlini nuk është optimist për marrëdhëniet me NATO-n dhe BE-në


Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Moskë, 27 prill 2016

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Moskë, 27 prill 2016

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë gjatë një konference për sigurinë që po mbahet në Moskë se takimi i 20 prillit i Këshillit NATO-Rusi “nuk ka lënë vend për optimizëm”lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Kremlinit me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Shoigu i dha këto komente në Konferencën e Pestë të Moskës për Siguri Ndërkombëtare, e cila është organizuar nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Shoigu tha se nuk ishte faji i tyre që bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me NATO-n dhe vendet e BE-së ka qenë “i ngrirë”.

NATO unanimisht kishte shtyer bashkëpunimin praktik me Rusinë në prill të vitit 2014, si përgjigje ndaj intervenimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, dhe aneksimit të jashtëligjshëm të Krimesë.

Takimi i 20 prillit i Këshillit NATO-Rusi ishte i pari i këtij lloji që nga prilli i vitit 2014.

Ju mund ta lexoni edhe këtë:

Lavrov pritet të takohet me Zannierin në Moskë

XS
SM
MD
LG