Ndërlidhjet

Rusia arreston të dyshuarin që rekrutonte luftëtarë për grupet ekstremiste


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Moskë kanë arrestuar një burrë që dyshohet se ishte rekrutues për organizatat ekstremiste.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Irina Volk, ka thënë sot se i dyshuari është arrestuar pas operacioneve speciale të policisë.

Sipas saj, policia dhe zyrtarët e sigurisë kanë gjetur një bombë dhe disa granata në një apartament të marrë me qera nga burri në qytetin Khimki, në afërsi të Moskës.

I dyshuari është identifikuar si një “qytetar 23 vjeçar i një shteti aziatik”.

Volk tha se burri i dyshuar po “rekrutonte luftëtarë për grupet ekstremiste fetare ndërkombëtare”, në mesin e banorëve të Moskës që vinin nga Azia Qendrore dhe nga Kaukazi.

Zyrtarët rusë kanë thënë se të paktën 5,000 qytetarë nga Rusia dhe republika të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik kanë udhëtuar për në Siri dhe në Irak, për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG