Ndërlidhjet

Nuland optimiste se reformat në Ukrainë janë në rrugën e duhur


Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, gjatë vizitës së sotme në Kiev, 27 prill 2016

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, gjatë vizitës së sotme në Kiev, 27 prill 2016

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë gjatë vizitës së sotme në Kiev se ajo është inkurajuar nga provat e përkushtimit për reforma të qeverisë së re të Ukrainës.

Duke folur në fund të vizitës së saj të parë zyrtare në Kiev që nga koha e zgjedhjes së kryeministrit të ri pro-evropian, Volodymyr Hroysman, Nuland tha se ajo po kthehet në Uashington “optimiste se reformat në Ukrainë janë në rrugën e duhur”.

Ajo tha se ka parë përkushtim nga të gjitha forcat politike në Kiev që të vazhdojnë dhe t’i përshpejtojnë reformat.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se Kievi duhet ta luftojë korrupsionin dhe të ndërmarrë reforma , në mënyrë që ta fitojë të drejtën e marrjes së një ndihme prej 17.5 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG