Ndërlidhjet

Davutoglu thotë se kushtetuta e re do të jetë sekulare


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka rikonfirmuar se kushtetuta e re e Turqisë do të jetë sekulare. Këto komente vijnë disa ditë pasi kryetari i Parlamentit të Turqisë ndezi debate, duke thënë se vendi me shumicë myslimane duhet ta ketë një kapitull bazik të bazuar në religjion.

Davutoglu tha sot se kushtetuta e re, e cila është në fazën e përpunimit, do të përmbajë parimet e lirisë, e jo të kuptimit autoritar të sekularizmit.

Ai i është referuar një interpretimi strikt të ligjeve sekulare të Turqisë në qeveritë e kaluara, të cilat, për shembull, ndalonin mbajtjen e shalleve islamike për gratë në shkolla, parlament dhe zyra qeveritare.

Kryetari i Parlamentit, Ismail Kahraman, përkrahu të hënën një kushtetutë religjioze, por u tërhoq një ditë më vonë, pas kritikave të shumta dhe mohimeve nga ana e partisë në pushtet se kishte plane të tilla.

XS
SM
MD
LG