Ndërlidhjet

Mustafa: Evropa është shtëpia e qytetarëve të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Bruksel, 27 prill 2016.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Bruksel, 27 prill 2016.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Gjatë takimit, ku kanë qenë të pranishëm edhe komisionarja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, është biseduar për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zhvillime tjera, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Presidenti i KE-së, Juncker, ka përgëzuar për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Presidenti Juncker, po ashtu, ka theksuar përkrahjen e KE-së për Kosovën në proceset e tjera eurointegruese”, vijon komunikata.

Kryeministri Mustafa, pas takimit me Junckerin, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Evropa është shtëpia e qytetarëve të Kosovës.

“Rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta. Këto vlera respektohen nga institucionet më të larta të BE-së”, ka thënë Mustafa.

XS
SM
MD
LG