Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Tatarëve u janë mohuar të drejtat demokratike


Ndihëmssekretarja amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland.

Ndihëmssekretarja amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland.

Zyrtarët amerikanë janë shprehur të shqetësuar me vendimin e autoriteteve de facto ruse në Krime, për të shpallur organizatë terroriste organin vetëqeverisës të tatarëve krimeanë, Mejlis.

Vendimi është marrë të martën, një javë pasi Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka thënë se Mejlis është vendosur në listën e organizatave civile dhe fetare që janë pezulluar për shkak të aktiviteteve të dyshuara ekstremiste.

“Dua të përsëris atë çfarë është thënë në Uashington gjatë ditëve të fundit dhe të dënoj vendimin për të ndaluar Mejlisin tatar. Këtij komuniteti historik i janë mohuar të drejtat e tij demokratike”, ka thënë ndihëmssekretarja amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland, gjatë një konference për media në Kiev.

Mejlis është legalizuar nga Qeveria e Ukrainës në vitin 1999.

Tatarët përbëjnë rreth 12 përqind të popullsisë 2.5-milionëshe të Krimesë.

Shumë tatarë krimeanë kanë ikur nga gadishulli në Detin e Zi pasi rajoni është pushtuar nga forcat ushtarake ruse në shkurt të vitit 2014 dhe është aneksuar ilegalisht nga Moska në mars të vitit 2014.

Tatarët krimeanë që kanë mbetur atje, ankohen për keqtrajtime nga autoritetet pro-ruse.

XS
SM
MD
LG