Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Bursa të Turqisë


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në qytetin Bursa të Turqisë, duke plagosur së paku shtatë veta, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Sulmi ka ndodhur pranë Xhamisë së Madhe, një simbol i qytetit që daton nga shekulli 14.

Guvernatori i Bursës ka thënë se sulmi vetëvrasës është kryer nga një grua.

Turqia është goditur nga disa sulme vetëvrasëse muajve të fundit, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë edhe militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, edhe ata kurdë.

Në tetor të vitit 2015, mbi 100 veta janë vrarë nga një shpërthim në një tubim paqësor në Ankara.

Të martën, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë “tregues të besueshëm” për kërcënime terroriste në zonat turistike në Turqi.

XS
SM
MD
LG