Ndërlidhjet

Thaçi i bindur se Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur se Komisioni Evropian, këto ditë, do të japë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

"Lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do të vijë shumë shpejt. Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret", ka thënë Thaçi.

“Prioritetet e presidencës sime do të jenë sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, sipas komunikatës së lëshuar nga Presidenca, Thaçi i ka bërë gjatë takimit me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, i cili është edhe ambasador jorezident për Kosovën, Mats Staffansson.

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ka nënvizuar Thaçi, ka ndikuar pozitivisht në dialogun politik brenda Kosovës, pasi që partitë e tërë spektrit politik, sipas tij, janë ulur të bisedojnë për zbatimin e MSA-së.

XS
SM
MD
LG