Ndërlidhjet

Irani mban rrethin e dytë të zgjedhjeve


Teheran, 26 shkurt 2016.
Teheran, 26 shkurt 2016.

Iranianët votojnë sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e parlamentit.

Afro 17 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Aleatët e moderuar të presidentit Hassan Rohani kanë shënuar fitore të mëdha në rrethin e parë të zgjedhjeve më 26 shkurt, por nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën.

Suksesi i Rohanit në shkurt u atribuohet përfitimeve ekonomike të Iranit, pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër tij, në muajin janar.

Prej asaj kohe, Irani ka pasur 50 përqind rritje në eksportet e naftës në tregjet në Azi.

Sanksionet i janë hequr pas marrëveshjes me fuqitë ndërkombëtare, e cila fillimisht ka obliguar Iranin të frenojë aktivitetin e tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG