Ndërlidhjet

logo-print

Koreja e Veriut dënon një qytetar amerikan


Kim Dong Chul

Kim Dong Chul

Koreja e Veriut dënoi të premten një qytetar amerikan me dhjetë vjet burg me punë të rëndë, nën akuzat për spiunazh dhe subversion. Kjo është hera e dytë që qytetarë amerikanë dënohen me burg gjatë vitit 2016.

King Dong Chul, ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar në qytetin Rason.

Në maujin mars në një paraqitje para medieve në kryeqytetin e Koresë së Veriut, ai tha se “kishte bashkëpunuar dhe kishte spiunuar për shërbimin e zbulimit te Koresë së Jugut, në një komplot për rrëzimin e udhëheqjes në Korenë e Veriut”.

Ai tha po ashtu se ka provuar të përhapë religjionin në mesin e koreanëve të veriut, që është vepër e dënueshme.

Të huajt e arrestuar më herët në Korenë e Veriut që kishin lexuar deklarata të tilla, thanë pas lirimit se kishin qenë të detyruar me forcë ta bëjnë një gjë të tillë.

Dënimi i Kimit, pason dënimin me 15 vjet burg me punë të rënë që iu shqiptua studentit amerikan, Otto Warmbier, i akuzuar për veprimtari kundër shtetit gjatë një vizite në Korenë e Veriut në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG