Ndërlidhjet

logo-print

Socialistët ngrenë kallëzim penal kundër Sali Berishës


Sali Berisha

Sali Berisha

Partia Socialiste e Shqipërisë ka ngritur kallëzim penal kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, për “thirrje qytetarëve për t’u armatosur”.

Sipas deputetit Taulant Balla, kallëzimi penal është dorëzuar të premten te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Duke folur në një seancë parlamentare javën e kaluar, Berisha ka akuzuar qeverinë se ka lidhje me bandat e krimit dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin armët dhe të mbrojnë veten.

Parlamenti ka pezulluar Berishën për 10 ditë, duke bërë që edhe Partia Demokratike në opozitë të bojkotojë seancat.

Posedimi i armëve është i paligjshëm në Shqipëri.

Berisha mund të përballet me akuza që mund të rezultojnë me dënim me burg deri në dhjetë vjet.

Berisha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të Partisë Demokratike në vitin 2013, pasi partia e tij ka humbur në zgjedhjet parlamentare.

XS
SM
MD
LG