Ndërlidhjet

Luftime të reja në Alepo të Sirisë, disa të vrarë


Alepo, Siri, 29 prill 2016.
Alepo, Siri, 29 prill 2016.

Luftime vdekjeprurëse janë zhvilluar në qytetin e ndarë të Sirisë, Alepo.

Media shtetërore raporton se rebelët kanë sulmuar një xhami në qarkun Bab al-Faraj, që kontrollohet nga forcat qeveritare, duke vrarë tetë veta.

Punonjësit e shpëtimit thonë se një spital në lagjen e rebelëve Marja është sulmuar po ashtu nga ajri.

Është ky objekti i dytë mjekësor që goditet brenda një jave.

Ushtria, ndërkohë, ka njoftuar se “regjimi i qetë” do të hyjë në fuqi gjetkë në Siri, të shtunën herët.

Sipas ushtrisë, ai do të zgjasë 24 orë në Damask dhe në rajonin Ghouta jashtë kryeqytetit, dhe 72 orë në provincën Latakia.

Regjimi i qetë nuk përmendet për Alepon, ku mbi 200 civilë janë vrarë gjatë javës së fundit.

XS
SM
MD
LG