Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet e Kosovës i drejtojnë letër EBU-së në lidhje me ndalesën e flamurit


Petrit Selimi, ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm të Kosovës

Petrit Selimi, ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm të Kosovës

Autoritetet e Kosovës i kanë drejtuar një letër Unionit Transmetues Evropian (EBU) me kërkesën që flamuri i Kosovës menjëherë të hiqet nga lista e flamujve të ndaluar gjatë finales së këngës së Eurovisionit. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi.

“Besojmë se barazimi i flamurit të një shteti evropian të cilin e ka pranuar shumica e vendeve anëtare të EBU-së dhe i cili do të valoj në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit, me një flamur të një organizate terroriste e cila është përgjegjëse për vrasje, krime dhe gjenocid, paraqet potencialisht një shpifje”, ka thënë Selimi. Veç tjerash, ai e ka cilësuar këtë veprim kundër imazhit të Kosovës. Ndërkaq ka ftuar EBU-në që ta përfshijë Kosovën në garat e ardhshme të Eurovizionit.

XS
SM
MD
LG