Ndërlidhjet

Mbyllet rasti i Sejdi Thaçit – nuk është person i zhdukur i luftës


Foto nga Arkivi - Aktivitet kushtuar personave të zhdukur të luftës

Foto nga Arkivi - Aktivitet kushtuar personave të zhdukur të luftës

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatave Familjare, ka pritur sot në takim Sejdi Thaçin, i evidentuar si person i zhdukur, dhe anëtar tjerë të familjes së Sejdi Thaçit, që ishin edhe iniciues në evidentimin apo hapjen e rastit të tij si person i zhdukur.

“Në bazë të deklaratave zyrtare, familja nuk ka ditur për fatin dhe vendndodhjen e Sejdi Thaçit, nga data 6 janar 1999 deri më 17 prill 2016, kur ai është u kthyer i gjallë në familje”, thuhet në komunikatën për media të Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në bazë të të dhënave të prezantuara, gjatë takimit, nga vet Sejdi Thaçi, ai është larguar nga Kosova, në janar të vitit 1999, mirëpo jo në mënyrë të dhunshme, por gjithnjë sipas vullnetit të tij, për të jetuar për këto 17 vite në Serbi.

“Në respektim të procedurave ligjore në fuqi, rasti i Sejdi Thaçit, i evidentuar si person i zhdukur që në vitet e para të pasluftës, tek institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, tashmë zyrtarisht është i mbyllur”, vijon komunikata.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur siguron familjarët e personave të zhdukur, që bashkërisht do të vazhdohet me angazhimin dhe përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes edhe të 1665 personave të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 – 1999, në Kosovë.

Po ashtu, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh mirënjohjen më të lartë për familjet e personave të zhdukur për mirëkuptimin e treguar gjatë trajtimit të këtij rasti.

XS
SM
MD
LG