Ndërlidhjet

Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, krizë serioze me Rusinë


Ilustrim
Ilustrim

Finlanda do të provokonte një “krizë serioze” me Rusinë, nëse ajo i bashkohet NATO-s, thuhet në një raport të qeverisë së këtij vendi, të publikuar dje.

Ky raport i ekspertëve tha se Finlanda dhe Suedia duhet të lëvizin bashkërisht nëse duan t’i bashkohen aleancës ushtarake transatlantike.

“Finlanda do të ishte më e ekspozuar dhe më e cënuar sesa që është, nëse Suedia i bashkohet e vetme NATO-s”, thuhet në raport, ku ndër të tjera theksohet se nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, por pa Suedinë, do të krijohej një situatë e çuditshme strategjike.

“Anëtarësimi me gjasë do të na çonte drejt një krize serioze me Rusinë, për një periudhë të pacaktuar”, thuhet në raportin e porositur nga kryeministri finlandez, Juha Sipila.

Finlanda ndan 1,340 kilometra kufi me Rusinë. Ajo ishte sulmuar nga fqiu i saj i fuqishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që nga atëherë mban marrëdhënie paqësore me Moskën.

NATO është e hapur për anëtarësimin e Finlandës, por Helsinki ka hezituar që t’i bashkohet aleancës, edhe pse bashkëpunon me të.

XS
SM
MD
LG