Ndërlidhjet

Sot pritet vendimi rreth kërkesës së prokurorisë për Azem Sylën


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të vendos sot në lidhje me kërkesën e prokurorisë që ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, të mbahet në paraburgim prej 30 ditësh.

Syla po dyshohet për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Deri më tani, lidhur me këtë rast, janë arrestuar gjashtë persona, të cilëve u është caktuar masa 30 ditë paraburgim. Ish-deputeti Azem Syla u është dorëzuar dje autoriteteve të rendit dhe drejtësisë në Kosovë.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se hetimet e rastit "Syla" kanë të bëjnë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më tani, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla. Ky i fundit deri më tani ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga organet e drejtësisë është thënë se anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh.

XS
SM
MD
LG