Ndërlidhjet

logo-print

Sulm i fuqishëm në Bagdad, dhjetëra të vrarë


Shpërthim i mëhershëm në Bagdad, 25 prill 2016

Shpërthim i mëhershëm në Bagdad, 25 prill 2016

Policia thotë se të paktën 17 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 35 janë lënduar sot gjatë shpërthimit të një makine, që kishte për cak civilët në juglindje të Bagdadit.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë në zonën Nahrawav, e cila përdorej nga pelegrinët shiitë të cilët shkojnë në këmbë në faltoren e shenjtë Kadhimiya të Bagdadit, për përkujtimet vjetore.

Policia lokale në vend të ngjarjes tha se sulmi kishte për cak pelegrinët shiitë, por zyrtarë të tjerë të sigurisë thonë se cak i sulmit ishte një treg i hapur, që ndodhej në afërsi.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi ekstremist Shteti Islamik shpesh ndërmerr sulme të tilla vdekjeprurëse në lagje shiite në Bagdad.

XS
SM
MD
LG