Ndërlidhjet

Nesër hapet zona e nisjeve në aeroportin e Brukselit


Aeroporti i dëmtuar i Brukselit, pas sulmeve, 22 mars 2016
Aeroporti i dëmtuar i Brukselit, pas sulmeve, 22 mars 2016

Zona e nisjeve të fluturimeve e aeroportit të Brukselit do të hapet pjesërisht nesër, më 1 maj, rreth gjashtë javë që nga koha kur ishte dëmtuar nga një shpërthim vdekjeprurës, ka njoftuar menaxhmentii aeroportit.

“Pas ceremonisë së rihapjes, pasagjerët e tri fluturimeve do të mund të nisen të dielën nga zona e nisjeve në aeroport”, ka bërë të ditur përmes një deklarate të lëshuar sot menaxhmenti i aeroportit.

Dy sulmusit vetëvrasës hodhën vetën në erë në atë zonë të aeportit më 22 mars, ndërsa një sulmues i tretë vendosi një bombë të njejtën ditë në stacionin e metrosë në kryeqytetin belg.

Autoritetet belge kanë konfirmuarse më shumë se 30 njerëz kanë mbetur të vdekur nga ato sulme, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi Shteti Islamik.

Aeroporti ishte mbyllur për 12 ditë pas sulmeve dhe tani dalëngadalë po i kthehet funksionimit normal.

XS
SM
MD
LG