Ndërlidhjet

Policia afgane ka arrestuar të dyshuar lidhur me rrëmbimin e australianes


Ilustrim - Policia afgane gjatë patrullave, tetor 2015

Ilustrim - Policia afgane gjatë patrullave, tetor 2015

Zyrtarët afganë thonë se policia ka arrestuar tetë të dyshuar lidhur me zhdukjen e Katherine Jane Wilson, një punëtoreje humanitare australiane, e cila besohet se është rrëmbyer në lindje të provincës afgane të Nangarharit.

Attaullah Khogyani, një zëdhënës i kësaj province, tha se policia beson që disa nga bashkëpuntorët lokalë të Wilson janë të përfshirë në rrëmbimin e saj.

Ajo drejtonte grupin Zardozi, i cili ndihmonte gratë e varfëra afgane duke i shitur punëdoret e tyre.

“Hetimet tona paraprake tregojnë se disa nga punëtorët e grupit Zardozi janë të përfshirë në rrëmbim, i cili ishte një veprim i planifikuar paraprakisht”, i ka thënë Khogyani Radios Afganistani i Lirë.

Policia thotë se Wilson, e cila kishte punuar në atë rajon për vite të tëra në projekte humanitare për gratë, është marrë nga burra të armatosur nga zyra e saj më 28 prill.

Babai i saj, Brain, ka kërkuar kthimin e vajzës së tij, gjatë një interviste dhënë një televizioni australian.

XS
SM
MD
LG