Ndërlidhjet

IS-i merr përgjegjësinë për vrasjen e hindusit në Bangladesh


Ilustrim
Ilustrim

Grupi i Shtetit Islamik thotë se është përgjegjës për vrasjen e një hindusi nga Bangladeshi, në sulmin e fundit të ndërmarrë nga ky grup ekstremist në këtë vend.

Policia po heton nëse vrasja e djeshme kishte lidhje me një ankesë të vitit 2012 kundër burrit, për komentet që thuhet se i kishte bërë kundër Profetit Muhamed.

Raportohet se burri tashmë i vrarë në vitin 2012 kishte kaluar dy javë në burg për ofendim të Profetit Muhamed, por ishte liruar pasi ankesa ndaj tij ishte tërhequr.

Një zyrtar policor thotë se burri ishte sulmuar nga dy burra të tjerë me gërshërë në dyqanin e tij të rrobaqepësisë.

Vrasja ishte e ngjashme sikurse sulmet e fundit nga ekstemistët islamikë ndaj bllogerëve ateistë, akademikëve, aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve dhe minoriteteve religjioze.

Qeveria në Bangladesh ka refuzuar të komentojë rreth këtij rasti dhe mohon se Shteti Islamik është i pranishëm në atë vend.

Bangladeshi është një vend me 169 milionë banorë dhe 90 për qind e tyre janë myslimanë.

XS
SM
MD
LG