Ndërlidhjet

Rohani mirëpret rezultatet e zgjedhjeve


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka mirëpritur suksesin e bllokut të reformistëve të moderuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Duke folur sot në një ceremoni për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Rohani uroi votuesit për “zgjedhjen e më të mirëve” në rrethin e dytë të votimeve të 29 prillit, që pasuan rrethin e parë të mbajtur në muajin shkurt.

Politikanët reformistë dhe të moderuar, aleatë të Rohanit, fituan 42 për qind të ulëseve të përgjithshme.

Por, rivalët e tyre konservatorë dolën më të paktë në numër për herë të parë që nga viti 2004.

Do të jenë 133 deputetë reformistë dhe 125 deputetë konservativë në legjislaturën prej 290 ulësesh. Pjesa tjetër e ulëseve u takon minoriteteve dhe të pavarurve.

Një numër rekord prej 17 grave, pothuajse të gjitha reformiste, do të bëhen ligjvënëse, një më shumë se numri i klerikëve.

Edhe pse ligjvënëset femra përfaqësojnë vetëm nëntë për qind të numrit të përgjithshëm, ishin vetëm nëntë gra konservative deputete në parlamentin e kaluar.

XS
SM
MD
LG