Ndërlidhjet

Në Rusi protestohet në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve


Protesta në Rusi, 1 maj 2016

Protesta në Rusi, 1 maj 2016

Mijëra njerëz kanë marshuar sot në Sheshin e Kuq të Moskës, në një manifestim të punëtorëve për Ditën Ndërkombëtare të tyre, 1 majin.

Ky tubim, i organizuar nga partia Rusia e Bashkuar, mblodhi protestues që valvitnin flamuj rusë dhe balona.

Parullat e tyre kërkonin paga më të mira dhe punë për profesionistët e rinj, duke drejtuar qartazi kritika ndaj presidentit Vladimir Putin dhe qeverisë së tij.

Edhe grupet e krahut të majtë mbajtën manifestimet e tyre. Këtë vit 1 maji përkoi me festën e Pashkëve Ortodokse.

Protesta të tjera për 1 maj pritet të shënohen edhe në vende të tjera të botës, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, në kohën kur klasa punëtore po përballet me krizën ekonomike dhe papunësinë.

XS
SM
MD
LG