Ndërlidhjet

Aleppo ka mundësi të përfshihet në ‘regjimin e qetë’


Aleppo, 29 prill 2016

Aleppo, 29 prill 2016

Rusia tha sot se po zhvillohen negociatat për ta përfshirë provincën e Aleppos në atë që e ka quajtur “regjimi i qetë” e i përkohshëm, me synimin e ndaljes së luftimeve në Siri.

“Aktualisht është duke u zhvilluar një proces aktiv i negociatave për ta mundësuar një ‘regjim të qetë’ gjithashtu edhe në provincën Aleppo”, ka thënë gjenerali rus Sergei Kuralenko, i cili është përgjegjës për qendrën e monitorimit të armëpushimit në Siri.

Ushtria siriane njoftoi për këtë “regjim të qetë” më 29 prill, i cili po zbatohet në provincën e Latakias dhe në periferi të Damaskut.

Aleppo, qyteti më i madh sirian, është përjashtuar nga plani dhe luftimet e ashpra kanë vazhduar në atë qytet.

Ushtria siriane konfirmoi njoftimin rus se sot është shtyer i ashtuquajturi ‘regjimi i qetë’ edhe për 24 orë, por nuk e përmendi Aleppon, raporton televizioni shtetëror sirian.

XS
SM
MD
LG