Ndërlidhjet

logo-print

Policia turke hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Stamboll


Ilustrim

Ilustrim

Policia turke përdori gazin lotsjellës dhe topat e ujit, për t’i shpërndarë protestuesit në Stamboll, të cilët kishin zgjedhur Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.

Protestuesit brohorisnin: “Poshtë Fashizmi” dhe ‘Rroftë 1 Maji”, përderisa bënin përpjekje për të marshuar në drejtim të sheshit kryesor të Stambollit, Taksim.

Përgjatë gjithë qytetit ishin vendosur masa të rrepta të sigurisë, pasi që kryeqyteti turk është goditur dy herë gjatë këtij viti nga sulme vdekjeprurëse, për të cilat fajësohet grupi ekstremist Shteti Islamik.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, raportoi se autoritetet kanë vendosur rreth 25 mijë policë dhe 120 automjete të pajisura me topa uji në Stamboll për festimet e 1 Majit, përderisa policia vëzhgonte rrugët nga helikopterët që fluturonin mbi qytet.

Sikurse vitet e kaluara, autoritetet ndaluan protestat e 1 Majit në sheshin Taksim, i cili ishte rrethuar që në orët e hershme të ditës së sotme.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për ta ndalur një grup prej rreth 150 njerëzish që ia kishin mësyrë këtij sheshi.

Agjencitë e lajmeve raportuan për 40 të arrestuar

XS
SM
MD
LG