Ndërlidhjet

Forcat irakiane dhe kurde rimarrin qytetin e Bashirit nga IS-i


Fshatëra në veri të Irakut lirohen nga sundimi i luftëtarëve të IS-it, prill 2016
Fshatëra në veri të Irakut lirohen nga sundimi i luftëtarëve të IS-it, prill 2016

Forcat ushtarake irakiane raportohet se kanë rimarrë qytetin e njohur turkmen të Bashirit nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët kurdë thanë dje se forcat kurde Peshmerga dhe ato paramilitare shiite, të përkrahura nga sulmet ajtore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, kanë marrë qytetin verior irakian, pasi fillimisht e kishin rrethuar atë.

Këshilli Rajonal i Sigurisë i Kurdistanit dhe ushtria shiite turkmene gjithashtu e kanë konfirmuar lajmin se qyteti i Bashirit më nuk kontrollohet nga IS-i.

Asso Mamand, një zyrtar nga Unioni Patriotik i Partisë së Kurdistanit, tha se disa fshatëra të afërta gjithashtu janë liruar nga luftëtarët e IS-it, përfshirë Albu Mafraj dhe Mazargay Imam.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se Bashiri ishte përdorur nga luftëtarët e IS-it në muajin mars për ta nisur atë që zyrtarët e kanë quajtur sulm kimik, në afërsi të qytetit Taza, duke vrarë të paktën tre njerëz dhe lënduar shumë të tjerë.

XS
SM
MD
LG