Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa në vizitë zyrtare në Hungari


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të qëndroj sot në Budapest, me ç’rast pritet të takoj homologun e tij hungarez Viktor Orban. Vizitën në Budapest, kryeministri Mustafa e ka konfirmuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Me kryeministrin Orban do të bisedojmë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset euro-integruese”, ka shkruar Mustafa.

Sipas kryeministrit të Kosovës, ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën. Në radhë të parë, ai ka përmendur fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave.

XS
SM
MD
LG